Fati rezervojë që në raundin e parë të Conference League, dy klube shqiptare të përballeshin me njëra-tjetrën. Vllaznia dhe Malisheva do garojnë për një “biletë” në fazën tjetër, ndërsa ndeshja e parë u mbyll 2 – 1 për ekipin shkodran.
Sot, prej orës 16:30, do të zhvillohet sfida e kthimit, aty ku do të vendoset kualifikimi. Në prag të ndeshjes, klui i Malishevës me në krye presidentin Driton Morina, i kanë bërë pritje vlalzërore presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferi. “Një moment i veçantë para një ndeshjeje historike europiane mes dy klubeve shqiptare, në Prishtinë.
Presidenti i FC Malisheva, Driton Morina dhe Presidenti i KF Vllaznia Shkodër, Alban Xhaferi, të bashkuar nga respekti, miqësia dhe vëllazëria shqiptare. Në fushë garojmë për fitore, ndërsa jashtë saj mbeten vlerat që na bashkojnë. Mirë se erdhët në tokën tuaj!”, postimi i Malishevës.
View this post on Instagram
