Pas humbjes 0-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo do të përballet të enjten me Astanën, në ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues në Conference League. Sfida që do të luhet në Kazakistan, nis në orën 17:00. Në prag të këtij dueli ka folur dhe trajneri Ilir Daja.
“Është një ndeshje, që ashtu si e para, ka vështirësitë e veta. E shton më shumë vështirësinë avantazhi i fitores në ndeshjen e parë nga Astana. Por kur është e vështirë, ndonjëherë është më e bukur, kur realizohet objektivi.
Para dy vjetësh, në drejtimin e Ballkanit, kam ndjerë mikpritjen këtu në Kazakistan. Astana nën drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit aktual ka një manovër të konsoliduar. Mendoj se është e bukur edhe e vështirë njëkohësisht të luash kundër Astanës”, është shprehur Ilir Daja.
