Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

John Terry "dorëzohet" para Messit, legjenda angleze i thur elozhe “pleshtit”

Shkruar nga NEWSPORT
John Terry "dorëzohet" para Messit, legjenda angleze i thur
John Terry

Legjenda e Chelsea-t dhe futbollit anglez, John Terry, nuk i ka kursyer elozhet për Lionel Messin pas paraqitjes së fundit të argjentinasit me kombëtaren. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kapiteni i "Bluve" e ka cilësuar 39-vjeçarin si "GOAT" (Më i miri i të gjitha kohërave).

Terry u shpreh i mahnitur nga forma fizike dhe teknike e Messit, duke theksuar se është e pamundur të ndalet në fushë.

"Po më pyesin shpesh: 'Si ta ndalosh Messin?' Nuk mundesh. Të luash fizikisht ndaj tij, vetëm sa e bën atë më të mirë. Është kaq i fortë dhe e do luftën në fushë ky njeri ka gjithçka," shkroi Terry, duke nënvizuar gjithashtu se është e jashtëzakonshme që Messi vijon të performojë në nivelet më të larta edhe në këtë moshë.

Përveç vlerësimit për yllin argjentinas, Terry vlerësoi edhe paraqitjen e përgjithshme të Argjentinës, duke theksuar se skuadra tregoi një lojë mjaft të mirë në shumë aspekte gjatë sfidës së djeshme.

John Terry "dorëzohet" para Messit, legjenda angleze i thur
Postimi i John Terry-t

 

Poll

Lexo gjithashtu