Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Përmbysje “magjike” në Conference League! Dinamo kalon Astanën mes 5 golash, 124 minutash dhe “lumë” kartonësh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje “magjike” në Conference League! Dinamo
Astana - Dinamo

Dinamo i ka befasuar të gjithë, duke siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Conference League, teksa mposhtën me përmbysje “gjigantin” kazak të Astanës.

Edhe pse e kishin humbur ndeshjen e parë 0 – 1 në “Elbasan Arena”, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja nuk u dorëzua. Ndeshja në stadiumin “Astana Arena” nisi keq për “blutë” e kryeqytetit, teksa Ismaili shkaktoi penallti naive, e përkthyer në gol prej Islamkhan, minuta e 23-të.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin për Astanën. Në pjesën e dytë, ndryshoi gjithçka, “falë” edhe kartonit të kuq për Kazukolovas te vendasit, minuta e 49-të.

Pikërisht nga ky aksion, Dinamo fitoi penallti, konvertuar në gol nga kapiteni Dita. Disa momente me vonë shënoi Hekuran Berisha, përmbysja e madhe.

Në minutat e fundit të kohës së rregull, Koma shpërdoroi rast flagrant përballë portierit rival. Në kohët shtesë, finalizuan për Dinamon Lorenco Vila dhe Koma, 4 – 1 për kryeqytetasit e Shqipërisë. Ky duel prodhojë në total 11 kartonë të verdhë dhe 1 i kuq. 

Astana 1 – 4 Dinamo (Islamkhan 23'/Dita 50', Berisha 62', Vila 93' Koma 124')

124' - Arbitri Oscar Johnson sinjalizon mbylljen e ndeshjes, kualifikim spektakolar i ekipit të drejtuar nga Ilir Daja. 

124' - Koma mbyll "hesapet" e ndeshjes, goli i 4 - 1 në favor të Dinamos. 

93' - Lorenco Vila pozicional, i fiton kohën mbrojtësve rivalë dhe finalizon golin e 3-të për Dinamon.

 

90' - Starton koha shtesë.

95' - Përfundon koha e rregullt 2 - 1 për Dinamon, ndeshja kalon në shtesa. 

91' - Sulmuesi Koma humb rast flagrant, i vetëm perballë portierit rival.

62' - Dinamo "pa frena" në pjesën e dytë, përmbys me sulmuesin Hekuran Berisha.

  

50' - Kapiteni Dita i saktë nga 11-metërshi, barazon shifrat Dinamo.

49' - Kartoni i dytë i verdhë për Kazukolovas dhe penallti në favor të Dinamos.

46' - Nis pjesa e dytë.

45+1' - Mbyllet pjesa e parë.

39' - Bllokim vendimtar, mbrojtësi i Shqipërisë U-21, Fabjan Përndreca mban në lojë Dinamon.

23' - Gabim amatoresk nga mbrojtësi Ismaili, shkakton penallti, shënon Astana me Islamkhan.

1’ - Shkelmohet topi në ndeshjen Astana – Dinamo.

 

FORMACIONET ZYRTARE

ASTANA: Kondric; Vorogovskiy, Kalaica, Kazukolovas, Bartolec; Abrayev, Karaman, Basic, Tomasov; Islamkhan, Karimov.

Trajner: Grigori Babayan.

DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji; Përndreca, Manellari, Vila, Malomo, Qefalia; Berisha, Qardaku.

Trajner: Ilir Daja.

Conference League: Raundi i parë

Stadiumi: "Astana Arena"

Arbitër: Oscar Johnson

 

Poll

Lexo gjithashtu