Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Dinamo kërkon përmbysjen e madhe ndaj “gjigantit” kazak, Elbasanit i mjafton një gol! Njihuni me ndeshjet e sotme të ekipeve të Superiores në Evropë

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo kërkon përmbysjen e madhe ndaj “gjigantit” kazak,
"Abissnet Superiore" / Conference League

Ditën e sotme, dy klube të tjera të “Abissnet Superiore”, do të zbresin në fushë për të vazhduar rrugëtimin evropian. Dinamo dhe Elbasani, do të kërkojnë maksimumin në transfertat respektive.

Dinamo e Ilir Dajës do të luajë në transfertë ndaj Astanës në Kazakistan, prej orës 17:00. Pas humbjes 0-1 në “Elbasan Arena”, kryeqytetasit do të kërkojnë përmbysjen e madhe, edhe pse duket e vështirë.

Në krahun tjetër, edhe pse në transfertë, Elbasani duket ta ketë më të lehtë. Në shtëpi, ekipi i Gvozdenovic barazoi 1-1 përballë BATE Borisov, ndërsa sot i mjafton një gol, për të shkuar më tej. Kjo sfidë nis sonte në orën 19:00. 

Kujtojmë se ditën e djeshme, Vllaznia mbylli rrugëtimin evropian që në raundin e parë të Conference League, duke u mposhtur 5-0 nga Malisheva. Ndërkohë që Egnatia shkroi historinë, duke fitoi 6-1 ndaj Petrocub, e duke kapur raundin e dytë të Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu