Zeki Celik
Një lëvizje surprizë ka tronditur merkaton brenda pak orësh. Zeki Celik, i cili ishte shumë pranë rinovimit me Romën pasi kontrata e tij skadoi në qershor të këtij viti, tashmë turku është lojtari më i ri i Juventusit.
Bardhezinjtë kanë arritur ta “rrëmbejnë” Celik në momentet e fundit, duke arritur akordin për të nënshkruar me lojtarin si lojtar i lirë. Për ta vulosur këtë kalim, Celik i është nënshtruar sot vizitave mjekësore sekrete në Torino.
Ky vendim i shpejtë i Juventusit ka lënë të shtangur drejtuesit e Romës, të cilët tashmë shohin t’u shpëtojë një objektiv kryesor i tyre.
View this post on Instagram
Poll
