Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ish trajneri i Flamurtarit bën apel për një skuadër me vlonjatë, Magani zgjedhja e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
Ish trajneri i Flamurtarit bën apel për një skuadër me

Ish trajneri i Flamurtarit, Rrapo Taho ka folur për Flamurtarin e këtij sezoni që pritet të startojë në fillim të shtatorit. Taho ka bërë thirrje që në ekip të afrohen vlonjatë dhe mos të largohen më talente. Sipas tij vonjatët nuk mund të mbështeten në futbollistë me emër, edhe kur s'janë në formë. Gjithashtu ish trajneri është shprehur për panorama sport edhe për teknikun aktual të pankinës kuqezi. Sipas tij Gugash Magani është një zgjedhje e duhur e Flamurtarit, pasi ai i di problemet e Flamurtarit dhe mënyrën e të luajturit të ekipit.

" Flamurtari duhet të jetë një ekip me vlonjatë, boll i larguat talentët. Ekipi vlonjat nuk mund të mbështetet vetëm te futbollistë me emër, të cilët edhe mund të mos jenë në formën e tyre. Për sa i përket Gugash Maganit dua të them që është pozitive që ai është rikthyer si trajner. Gashi është ai që i di problemet e Flamurtarit, mënyrën e të luajturit të ekipit. Pastaj mbetet për t'u parë se sa të aftë janë futbollistët që e përbëjnë ekipin", është shprehur Rrapo Taho.

Poll

Lexo gjithashtu