Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar disa ndeshje miqësore mes kombëtareve, ku nuk kanë munguar as përballjet “big”. Gjermania fitoi me përmbysje në Basel kundër Zvicrës vendase.
Helvetët shënuan të parët me Ndoye dhe Embolo në pjesën e parë, por “Pancerat” në këtë fraksion loje u përgjigjën me Tah e Gnabry. Në 45 minutat e dyta, Wirtz ishte thjesht i jashtëzakonshëm, dopietë, teksa finalizimi i Monteiro vlejti sa për statistikë.
Spanja nuk i dha asnjë shans Serbisë në “Estadio de la Ceramica”, e fituar 3 – 0 nga “Furia e Kuqe”. Golat për iberikasit u shënuan nga Oyarzabal (dopietë) dhe Munoz.
Anglia nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1 ndaj Uruguait në “Wembley”. “Tre Luanët” finalizuan të parët me Ëhite (81’), kurse amerikano-latinët i kthen “reston” vendasve me Valverde (90+4’ penallti).
