Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dy vite më parë transmetonte Superioren, Prokuroria dërgon për gjykim rrjetin TIBO pas mashtrimit miliona euro

Shkruar nga NEWSPORT
Dy vite më parë transmetonte Superioren, Prokuroria dërgon
Foto ilustruese

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona dhe pesë shoqëri tregtare, të akuzuar për një skemë mashtrimi me vlerë 2.2 milionë euro në dëm të një shtetaseje.

Në qendër të hetimeve është shtetasi Adnand Mahmuti, i cili dyshohet se nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit, ka përfituar shumën prej 2.2 milionë euro nga kallëzuesja. Paratë, të siguruara nga shitja e një pasurie të paluajtshme, iu dhanë në formë huaje me pretendimin se do të investoheshin në projekte biznesi në fushën e transmetimeve sportive përmes aplikacioneve digjitale.

Sipas Prokurorisë, fondet nuk u përdorën sipas marrëveshjes dhe nuk u kthyen, megjithëse kompanitë e përfshira kishin kapacitete financiare për të shlyer detyrimin. Hetimet tregojnë se Mahmuti ka shfrytëzuar marrëdhënien e besimit me viktimën dhe pozicionin e tij në disa shoqëri për të realizuar mashtrimin.

Në këtë çështje janë marrë të pandehur edhe Blerina Kapaj, Blerina Kota, Mirela Guri dhe Saimir Gora, të cilët, sipas akuzës, kanë bashkëpunuar në skemë duke penguar kthimin e shumës dhe duke qenë në dijeni të aktivitetit të paligjshëm.

Pjesë e procedimit penal janë edhe pesë shoqëri tregtare: “MAGOWARE” sh.p.k., “OVER SPORT” sh.p.k., “TIBO AL” sh.p.k., “TIBO Communications” sh.p.k. dhe “TIBO” sh.p.k., të cilat dyshohet se janë përdorur për qarkullimin dhe fshehjen e fondeve të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

Nga analiza financiare ka rezultuar se përveç mashtrimit janë konsumuar edhe veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe mospagimit të taksave. Ekspertiza kontabël ka evidentuar mospërputhje të theksuara në deklarimet financiare, si dhe detyrime të pajustifikuara që nuk mbështeten në dokumentacion ligjor.

Ndërkohë, për akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, Prokuroria thekson se janë kryer një sërë transaksionesh të dyshimta ndërmjet shoqërive, shpesh jashtë sistemit bankar dhe në cash, me qëllim fshehjen e origjinës së parave dhe vështirësimin e gjurmimit të tyre.

Në përfundim të hetimeve, ndaj personave dhe kompanive janë ngritur akuzat për “Mashtrim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë rezultoi e provuar se të pandehurit kanë konsumuar veprat e mëposhtme:

1. Adnand Mahmuti, ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”

2. Blerina Kapaj, ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

3. Blerina Kota., ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

4. Mirela Guri,  ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje e të ardhurave”;

5. Saimir Gora, ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

6. “MAGOWARE” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”’;

7. “OVER SPORT” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

8. “TIBO AL” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

9. “TIBO Communications” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;  dhe

10. “TIBO” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq Adnand Mahmuti, Blerina Kapaj, Blerina Kota, Mirela Guri, Saimir Gora dhe 5 shoqëri; “MAGOËARE” sh.p.k., “OVER SPORT” sh.p.k., “TIBO AL” sh.p.k., “TIBO Communications” sh.p.k. dhe “TIBO” sh.p.k., për katër vepra penale; mashtrimi, pastrimi produkteve, fshehje e të ardhurave e mospagim taksash.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dergon në gjyq gjashtë persona dhe pesë shoqëri biznesi për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’, parashikuar nga nenet 143/3, 287/2, 180/3 dhe 181 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 2156, të vitit 2023, të nisur pas kallëzimit të shtetases M.H., rezultoi se gjithçka nisi pasi shtetasi A.M. i kërkoi një hua kësaj shtetaseje 2.200.000 euro, të cilat ajo i kishte përfituar nga shitja e një pasurie të paluajtshme, me qëllim që ai dhe ortaku i tij S. G., t’i investonin në biznes. Ky shtetas ishte aksioner në shoqërinë “Magoëare” shpk me objekt të aktivitetit ndërtimin, mirëmbajtjen përpunimin e të dhënave kompjuterike. Sipas kontratës, shuma e marrë hua do të përdorej për realizimin e projektit të kërkuar nga “Supercapital Italia” dhe “Oversport” shpk për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe realizimin e projektit të transmetimeve nëpërmjet aplikacioneve softëerike si Android, IOS, etj, për eventet e Serie A dhe të tjera, për sezonet 2021-2024.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi A.M., ka përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit për të mashtruar kallëzuesen. Ai shfrytëzoi marrëdhënien miqësore si dhe pozitën e tij si administrator dhe ortak në një grup shoqërish (“Magoëare” sh.p.k., “Tibo” sh.p.k., “Tibo AL” sh.p.k., “Tibo Communication” sh.p.k. dhe “Oversport” sh.p.k.), në dëm të shtetases M.H, duke mos zbatuar kontratën për të kthyer shumën e marrë hua si dhe interesat.

Nga tërësia e volumit të transaksioneve të kryera si në shoqërinë Magoëare shpk, ashtu edhe në shoqërinë OverSport shpk, rezultoi se këto kompani kanë patur mundësi financiare të vazhdonin të likuidonin huanë e marrë nga shtetasja H.M., por nuk e kanë bërë. Gjithashtu edhe shoqëritë ‘Tibo Communcations’ dhe ‘Tibo AL’, apo edhe shoqëritë e tjera të lidhura me këto subjekte, kanë patur mundësi financiare për të kontribuar në kthimin e shumës së marrë.

Përsa më lart nga analiza e provave të administruara, rezulton se janë përmbushur të gjithë elementët objektivë të veprës penale të mashtrimit. Po kështu, edhe shtetasit B.K. administratore e “TIBO AL” sh.p.k, B.K., administratore e “Oversport” sh.p.k., M.G., administratoresë e “Oversport” sh.p.k, M.Z. administrator i shoqërisë “Tibo Communications” si dhe S.G në cilësinë e administratorit të “Magoëare”, kanë marrë pjesë në realizimin e mashtrimit përmes veprimeve duke penguar kthimin e shumës së përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Ato kanë vepruar me dijeni të plotë për natyrën mashtruese të veprimeve të kryera.

Shtetasit në fjalë si dhe kompanitë, kanë konsumuar edhe veprën penale ‘Fshehja e të ardhurave’ si dhe ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’. Nga ekspertimi kontabël rezultoi se gjatë vitit 2022, shoqëria “TIBO” sh.p.k. admnistruar nga shtetasi A.M. ka paraqitur një rritje të konsiderueshme të detyrimeve afatshkurtra në zërin “Të tjera të pagueshme”, e cila nuk mbështetet në burime të ligjshme dhe nuk është shoqëruar me dokumentacion financiar provues. Në këto rrethana, rezultoi se A.M., në cilësinë e administratorit të  “TIBO” sh.p.k., ka vepruar në kundërshtim të hapur me detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni tatimor dhe kontabël, duke mos reflektuar të ardhurat reale të subjektit dhe duke shmangur pagimin e tatimeve përkatëse dhe po kështu edhe personat e tjerë të përfshirë.

Në lidhje me veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ nga analiza e dokumentacionit rezulton se “TIBO” ka kryer transferime të shumta dhe të paarsyetuara ndërmjet shoqërive të grupit, përfshirë huadhënien prej 383.158.664 lekësh ndaj “Oversport”, pa faturim tatimor dhe pa pasqyrim në bilancet financiare si të drejtë arkëtimi. Këto vlera janë qarkulluar jashtë sistemit bankar, kryesisht në cash dhe janë shpërndarë ndërmjet shoqërive të lidhura, me qëllim fragmentimin e gjurmëve financiare dhe vështirësimin e identifikimit të origjinës së shumave që rrjedhin nga mashtrimi dhe fshehja e të ardhurave.

Për sa më sipër, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë rezultoi e provuar se të pandehurit kanë konsumuar veprat e mëposhtme:

1. Adnand Mahmuti, ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”

2. Blerina Kapaj, ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

3. Blerina Kota., ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

4. Mirela Guri,  ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje e të ardhurave”;

6. Saimir Gora, ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

7. “MAGOËARE” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”’;

8. “OVER SPORT” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

9. “TIBO AL” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

10. “TIBO Communications” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;  dhe

11. “TIBO” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Poll

Lexo gjithashtu