Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Partizanin e ka Olsi Rama", Filip Çakuli i përvishet Sali Berishës: Plak i rrjedhur që shpif, Gaz Demi është pronar i këtij klubi

Shkruar nga NEWSPORT
"Partizanin e ka Olsi Rama", Filip Çakuli i përvishet Sali
Filip Çakuli - Partizani - Sali Berisha

Pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u shpreh se Partizani është në duart e Olsi Ramës, ka ardhur dhe një reagim nga Filip Çakuli që është pjesë e bordit të këtij klubi.

Çakuli ka informuar opinionin publik se aksionet janë tërësisht të biznesmenit Gazment Demi, ndërsa për Ols Ramën sqaroi se ai ka statusin e "rrogëtarit" në bordin drejtues.

Ai hesh poshtë të gjitha fjalët e thëna nga kryedemokrati të cilat i konsideron si shpifje të hapura, për sa kohë Partizani është një shoqëri aksionare që kontrollohet dhe auditohet çdo vit sipas rregullave financiare të UEFA-s e që prej rreth 10 sezonesh merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane.

POSTIMI I PLOTË

"KRYETARI I BORDIT TË FK PARTIZANIT I PËRGJIGJET DR.PROF. SALI BERISHËS

Plaku i rrjedhur demokrat doli sot e foli se klubin Partizani e ka Olsi Rama. Ky mashtrues ordiner vazhdon të shpif në vazhdimësi për një Klub, në pronësi të biznesmenit Gazment Demi. Olsi është thjeshtë rrogëtar, si gjithë stafi tjetër dhe kjo mund të vërtetohet me dokumente, me borderotë, me sigurimet shoqërore të paguara çdo muaj.
FK Partizani është një shoqëri aksionare që kontrollohet dhe auditohet çdo vit sipas rregullave financiare të UEFA-s në kuadër të proçesit të liçensimit dhe prej rreth 10 sezonesh merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane.
Në vend të jap llogari se si tjetërsoi gjjthë pronat e këtij klubi legjendar, si zhduku nje kompleks modern ne rrugën “Frosina Plaku”, me firmat e tij, ka guximin të përmend Partizanin në (për)daljet e tij publike. Nuk mjafton që Gaz Demi mori vetëm një stemë dhe tani përveçse mban Klubin, ka ndërtuar edhe kompleksin sportiv, me stadium e hotel, restorant dhe anekse të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e ekipit, por duhet të dëgjojë dhe dënglat e një shpifaraku të njohur dhe i damkosur familjarisht për "korrupsion madhor". Kësaj i thonë të kesh 2 b… (jo Berishë); një ta çash, një ta mbash. Veç që është i detyruar të përballët me shpifje në Gjykatë, por të paktën ta mbajnë familjarët të mbyllur në shtëpi, se është bërë gazi i dynjasë dhe dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin. Njeriu ka të drejtë të jetë budalla, por jo të abuzojë me këtë të drejtë. PD-ja e tij mund të përdor fjalët e Ruzveltit për Somozën, "Është vërtet budallë, po është budallai ynë"… i pafshin hajrin! Dhe po të ishte vetëm budallallëku, hajt mo, do ta tallnim, siç tallën shqiptarët Këtu duhet të citoj Brehtin, "kush nuk njeh të vërtetën është vetëm budalla, por kush e njeh dhe e quan atë gënjështër, atëherë ai është kriminel". Tamam për Saliun.
Të vjen keq, nga një anë, që ka roitur kaq shumë, sa, jo vetëm që nuk e beson njeri, po tallen me të, duke treguar me gisht, "doli prapë ky tuafi".
Me kë merrem dhe unë, me një gënjeshtar patologjik mediokër. Dhe nëse këtij mediokri i heqin gënjeshtrën, thotë Ibseni, i rrëmbejnë lumturinë. Dhe në fund dua ta mbyll me një barsoletë. Thonë, që kur vajti në një vend arab me delegacionin presidencial, rregulli i tyre ishte që të bëheshin synet. Për 10 minuta mbaronte çdo anëtar delegacioni. Kur erdhi radha e doktorit president, procedura e synetit vazhdoi me orë të tëra. Shoqëruesit e tij, të shqetësuar, hyjnë në sallë dhe po ziheshin me mjekët. "Nuk dimë nga ta kapim, se është komplet karizmatik", u justifikuan ata... Dhe në mbyllje duhet të shtoja edhe fjalinë që Riçard Niksoni i thotë Ajzenauer: Zotni erdhi koha, që ose duhet të shuroni, ose duhet të largoheni nga karrigia juaj…


FILIP ÇAKULI
KRYETAR I BORDIT
FK PARTIZANI"

Poll

Lexo gjithashtu