Rey Manaj duke festuar golin ndaj Serbise
Kur na ndajë më shumë se 5 orë nga sfida e mbrëmjes mes Polonisë dhe Shqipërisë e cila luhet në Varshavë, një reagim nga ardhur së fundmi nga Rey Manaj.
Sulmuesi i Kombëtares i cili nuk ia doli dot të bëhej pjesë e skuadrës në grupin e ftuar nga Sylvinho, ka zgjedhur që t’i motivojë shokët e tij nga ekrani.
Me një postim të bërë publik në Instagram, shihet qartë kumtesa e lushnjarit që do të bëjë tifozllëk nga shtëpia, me shpresën e një rezultati pozitiv në këtë transfertë të vështirë.
Manaj mungon në këtë duel për shkak të dëmtimit që pësoi me Sivasspor në Turqi, ndërsa ekzaminimet tregojnë se një rikthim i tij në fushën e blertë mund të vijë vetëm në javët e fundit të kampionatit.
Postimi i Rey Manajt
Galeria fotografike ()
Poll
