Klodian Duro ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel ku ndër të tjera u pyet nëse do të ishte i gatshëm për një post drejtues në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Mes batutave, ish mesfushori gjithashtu u ngacmua se vendin e kujt lojtari aktual do të zinte në ekipin kuqezi. E megjithatë Duro ishte i prerë duke mos u rikthyer edhe një herë në të shkuarën, por as duke mos synuar shumë lart siç është posti i presidentit të FSHF-së.
“Unë futbollin e kam lënë dhe natyrisht nuk mund të luaj më. Por, edhe për president të FSHF-së, Armand Duka sa e ka marrë mandatin. Pas katër vitesh kismet. Unë trajner kam qef, dihet kjo tani. Mua trajner do të më pëlqente”, tha ai duke lënë të nënkuptohet se në një të ardhme do të kishte dëshirë të drejtonte kombëtaren shqiptare të futbollit.
