Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Koreografia e ultrasve, reagojnë tifozët e Tiranës: Ju ka verbuar ylli i kuq, këlysha komunistash!

Shkruar nga NEWSPORT

Tifo-grupi më i ri i Tiranës "Capital Crew" që shpalosi një koreografi ku shfaqeshin disa partizanë në ekzekutim me varje, ka reaguar në faqen zyrtare në facebook. Ata bëjnë thirrje që mos të merren me mentalitetin ultras, por të arrijnë të kuptojnë mesazhin e asaj që shfaqen në shkallët e stadiumit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata shkruajnë: "Kush ka sy shikon, kush ka veshë dëgjon! Ju ka verbuar ylli i kuq në ballë, këlysha komunistash! Prandaj mos u merrni me një koreografi ku ka shprehje të mentalitetit ultras, por merruni me realitetin e historisë".

Kujtojmë që Tirana - Partizani përfundoi me shifrat 1-2, por koreografia e Capital Crew ka nxitur mjaft reagime në vend ku të gjithë kanë kritikuar bardheblutë për përhapje dhe mbështetje të dhunës.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga