Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ Lakers nuk njeh limite në kampionat, “shkund” Miami Heat falë të përhershmit Doncic

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ Lakers nuk njeh limite në kampionat, “shkund” Miami Heat
Los Angeles Lakers

Los Angeles Lakers është i pandalshëm në kampionat, pasi siguroi suksesin e 8-të radhazi me fitoren përballë Miami Heat në shifrat 134-126.

Edhe pse Heat e nisi në avantazh këtë takim 42 me 29, The Lakers përmbysën rezultatin në parket në dy setet e radhës 68- 46. Në këtë takim, spikati i përhershmi Luka Doncic, i cili udhëhoqi të tijët drejt fitores së radhës.

Lojtari serb shënoi 60 pikë në tabelë, shifra kjo më e lartë e shënuar që prej se Doncic luan me këtë skuadër, si dhe një prej paraqitjeve më të mira të bëra në parket.

Në këtë mënyrë, Lakers vazhdon të mos e ndjejë presionin në pozicionin e tretë në Konferecën e Perëndimit, pa u shkëputur nga Oklahoma City dhe San Antonio Spurs. Ndërkohë, në anën tjetër Miami Heat, shënoi ndalesën e tretë radhazi duke iu shkëputur vendeve të para në klasifikimin e Konferencës së Lindjes.

Poll

Lexo gjithashtu