Mesfushori me tipare ofensive Malomo Ayodeji, zhvilloi ndeshje pozitive kundër Vllaznisë, ndërsa i mungoi vetëm goli, e përfunduar 0 – 0. Futbollisti nigerian u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa pas këtij çmimi, foli për mediat.
“Që të ndryshosh është e vështirë në futboll. Dy javët e para kanë qenë të vështira për mua, por me kalimin e kohës jam përshtatur. Trajneri beson shumë tek unë. Unë e di që në vijim mund të luaj futbollin tim.
Unë luaj në dy pozicione të ndryshme, luaj edhe në krah edhe në mesfushë. Trajneri më pyet cili është pozicioni që preferoj. Unë i kam thënë që luaj më mirë në mesfushë. Ai më ka parë dhe në stërvitje. Unë mendoj se mund të luaj më mirë në mesfushë.
Ka disa ndryshime mes Bylisit dhe Dinamos, ambienti te Dinamo ndryshon më ndihmon mua që të luaj më mirë futboll. Të dy trajnerët janë trajnerë shumë të mirë, më kanë dhënë shumë besim”.
Për informacion, Molomo kaloi te ekipi i Dinamos vetëm gjatë merkatos së janarit, ndërsa pas 2 muajësh, po jep “sinjale” pozitive te “blutë” e kryeqytetit.
