
Ardit Hila është lojtari më i ri i Partizanit. Mesfushori i njohur dhe drejtuesit e klubit të kuq prej ditësh ishin në bisedime, teksa "ngërçi" qëndronte pikërisht te kontrata e afruar për 25-vjeçarin.
Sonte "newsport.al" mëson se mesfushori dhe drejtuesit e kuq janë dakortësuar dhe nesër paradite lojtari do të firmosë një kontratë që e bën atë të kuq për sezonin e ardhshëm me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Bëhet e ditur që të dy palët kanë mbetur të kënaqura dhe për sa i përket termave financiarë, por shifrat s'bëhen të ditura. Menjëherë pasi të hedhë të "zezën mbi të bardhë" 'newsport.al' mëson se mëngjesin e nesërm Hila do të niset drejt Ohrit ku do t'i bashkohet ekipit për fazën përgatitore. /Newsport.al/