Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dortmund nis bisedimet me japonezin, Shinji Kagawa pranë rinovimit me verdhezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Dortmund nis bisedimet me japonezin, Shinji Kagawa pranë rinovimit me

Borussia Dortmund nis bisedimet për rinovimin e kontratës së Shinji Kagawa. Lajmin e ben të ditur drejtori sportiv i verdhezinjve Michael Zorc, i cili ka pranuar se mes klubit dhe mesfushorit kanë nisur bisedimet.

Kagawa ka një kontratë me Dortmundin që skadon vitin e ardhshëm dhe nisur nga paraqitjet e tij, Zorc e cilëson si të nevojshëm vazhdim e aventurës së japonezit në “Signal Iduna Park”.

“Kagawa është nga ata futbollistë që i ka dhënë shumë skuadrës, paraqitjet e tij e kanë vërtetuar një gjë të tillë. Nisur nga këto fakte, kemi vendosur që të nisim bisedimet për rinovimin e kontratës me futbollistit dhe menaxherit të tij. Jemi të bindur se shumë shpejt tratativat do të mbyllen me sukses”

Pas transferimit në radhët e Man.United ku qëndroi për dy sezone, 28-vjecari nuk arriti dot të jepte më të mirën e tij, e më pas u rikthye sërish tek verdhezinjtë në vitin 2014. Në total me fanellën e Dortumund Shinji Kagaëa numëron 107 paraqitje nga ku ka arritur të realizojë 25 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga