Mesfushori me origjinë shqiptare Adri Mehmeti është kthyer në sensacion në mediat botërore. Edhe pse është vetëm 16 vjeç, futbollisti po dëshmon cilësi të jashtëzakonshme te ekipi i RedBull Neë York në MLS, liga e SHBA-së në futboll.
Vetëm para pak ditësh, qarkulluan lajme intensive se Bayern Munich, PSG, Arsenal e shumë klube elitare në botë janë gati të hapin “thesin” për mesfushorin.
Pavarësisht se Mehmeti ka luajtur tre ndeshje me Shqipërinë U-15 në vitin 2023-të, protagonisti në fjalë vendosi t’i bashkohej SHBA-së U-15, e ku vazhdon akoma.
Sipas “AlbanianScout”, babai i Mehmetit e ka bërë të qartë, lojtari ka zgjedhur të përfaqësojë përfundimisht SHBA-në. Familja e mesfushorit të mësipërm, e ka prejardhjen nga Saranda, por kanë kohë në emigrim.
Për Shqipërinë, ky rast mund të konsiderohet “shans i djegur”, pasi kualiteti e Adri Mehemtit nuk kanë nevojë për “fjalë”, duke bërë për vete klubet më të zëshme në botë.
Adri Mehmeti. Po cilësohet si lojtari më i talentuar në MLS
— AlbanianScout (@albanianscout) March 15, 2026
16 vjeçari me prejardhje nga Saranda ishte të kaluaren pjesë e grupmoshave të Shqipëris por babai tij ka deklaruar se zgjidhja perfundimtarw është SHBA https://t.co/eIQkpKduj4
