Federata Afrikane e Futbollit “tronditi” Senegalin, duke i hequr trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës. Ndeshja e fituar 1-0 nga senegalezët përballë Marokut “ra poshtë”, teksa këta të fundit janë kampionët e rinj.
Por, Senegali nuk do ta lërë këtë situatë me kaq, pasi do t’i kërkojë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (TAS) të anulojë vendimin dhe të mbetet kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON).
Federata e Senegalit i ka kërkuar tashmë Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) të pezullojë procesin, ndërsa po përgatit deklaratën e saj për në TAS.
Kujtojmë se ky vendim erdhi për 10 minutat e braktisjes së ndeshjes nga ana e lojtarëve të Senegalit. Vendimi i futbollistëve senegelazë për të braktisur ndeshjen, lidhet me një penallti të akorduar për marokenët në fundin e sfidës.
