Konfederata Afrikane e Futbollit, ka ndryshuar fituesin e Kupës së Kombeve të Afrikës. Pavarësisht se Senegali fitoi 1-0 përballë Marokut në atë finale, këta të fundit janë fituesit e rinj.
Federata Afrikane ka anuluar fitoren e Senegalit, për shkak se lojtarët e këtyre të fundit braktisën ndeshjen për 10 minuta në atë finale. Shkak për atë veprim, u bë një penallti e dhënë në favor të Marokut, në minutat e fundit të kohës së rregullt.
Kjo ka mjaftuar për FAF që t’ia japë trofeun marokenëve. Një vendim ky që vjen 2 muaj pas finales, pasi ndeshja u zhvillua më 18 janar.
Ky vendim i Federatës Afrikane ka krijuar indinjatë të madhe tek futbolldashësit, sidomos ata senegalezë. Këta të fundit kanë shpërthyer në ofendime të rënda, e deri në kërcënime me jetë, për një vendim që sipas tyre është i padrejtë.
View this post on Instagram
