Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

20 milionë euro, Besiktas i bën “presion” Kristjan Asllanit

Shkruar nga NEWSPORT
20 milionë euro, Besiktas i bën “presion” Kristjan
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani po luan këtë sezon i huazuar nga Inter te Besiktas në Superligën turke. Gjasat janë të larta që në përfundim të sezonit, të finalizohet një transferim i përhershëm.

Megjithatë, lëvizja e fundit e Besiktas ngre dyshime për “presion” ndaj shqiptarit, që ndoshta të rrisë nivelin e performancave.

Sipas mediave ndërkombëtare, klubi nga Stambolli i është vënë pas mesfushorit 20-vjeçar rus, Matvey Kislyak. Ky i fundit luan me CSKA Moskë dhe vlen 20 milionë euro.

Një shifër tepër e lartë, por jemi mësuar që klubet turke të surprizojnë në merkato. Ai luan pikërisht në pozitat ku aktivizohet edhe Asllani.

Pritet të shihet se si do të shkojnë bisedimet e Besiktas me Matvey Kislyak. Teksa nga këto bisedime dhe transferim i mundshëm, mund të vendoset e ardhmja e mesfushorit të Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu