Mesfushori qendror nga Bregu i Fildishtë Christ Inao Oulai, po përjeton sezonin më të mirë në karrierë. 19-vjeçari iu bashkua Trabzonspor vetëm në merkaton e verës gjatë 2025-ës, ndërsa është kthyer në lider te ekipi i Fatih Tekke.
Në Superligën turke gjatë këtij sezoni, Inao Oulai ka 2 gola dhe 4 asiste në 18 paraqitje, tregues se jo vetëm është i aftë të qarkullojë lojën e të ndërtojë nga mbrapa, por edhe të jetë rrezik për rivalin me asist e gol.
Sipas “Africa Foot”, gjigantët e Chelsea janë vendosur pas për të transferuar talentin gjatë merkatos së verës. Në Turqi, bëjnë me dije se klubi i Traboznspor pretendon deri në 50 milionë euro për shërbimet e Christ Inao Oulai.
Në të njëjtin klub, ndodhet edhe sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi, i cili po bën “bujë” gjatë këtij edicioni, duke marrë profilin e “heroit” për të tijët me gola “magjik”.
View this post on Instagram
