Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Blerja e shekullit te Reali?! Perez gati të investojë për yllin "90 milionësh" të Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
Blerja e shekullit te Reali?! Perez gati të investojë për yllin
Chelsea

Real Madrid pritet të rikthehet fuqishëm në këtë merkato të ardhme të verës, pasi në planet e klubit është identifikuar mesfushori që do t’i zgjidhte njëherë e mirë shqetësimet e shumta lidhur me dëmtimet dhe formën jo të mirë të lojtarëve aktual.

Sipas raportimeve të fundit në Angli, Enzo Fernandez është zgjedhja e Florentino Perez, me presidentin i cili është i gatshëm të derdhë në arkat e Chelseat plot 90 milionë euro.

Sezoni i vështirë që po kalon ylli argjentinas ka bërë që ai të rimendojë edhe njëherë të ardhmen në “Stamford Brigde”, teksa një kalim në Madrid do të shënonte një hap të madh në karrierën e tij.

Poll

Lexo gjithashtu