
Elbasani është treguar mjaft aktiv në këtë merkato vere. Pas Elvis Kotorit, Ervin Sulejmanit dhe Roland Peqinit që kanë firmosur me verdheblutë, një tjetër emër i njohur i futbollit shqiptar pritet t'i bashkohet ekipit të trajnerit Dosti.
Bëhet fjalë për Enkel Alikajn, ish-mesfushorin e Dinamos, Partizanit, Kukësit, Skënderbeut etj, i cili ditën e djeshme ka qenë pjesë e skuadrës së Elbasanit gjatë ndeshjes miqësore kundër Shkumbinit.
Fantazisti me eksperiencë të madhe në Superiore, ka hyrë në lojë për verdheblutë në pjesën e dytë, ndërsa Elbasani humbi 1-0 ndeshjen testuese ndaj ekipit peqinas.
Poll