Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTOLAJM/ I bashkon Partizani, katër legjenda të kuq rikthehen pas në kohë

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ I bashkon Partizani, katër legjenda të kuq rikthehen pas
Partizani

Një fotografi e shpërndarë së fundmi nga Skënder Gega, ka ngrohur zemrat e tifozëve të Partizanit. Një shkrepje që mbart një histori tek të kuqtë, pasi në tryezë, krahas ish-trajnerit nga Tropoja, ndodhen dhe emra si Sokol Kushta, Sulejman Demollari dhe Sokol Haxhia.

Me shënimin “Legjendat”, përshkruhet qartë dhe simbolika e secilit prej personazheve, duke bërë që tifozët e Partizanit të kujtojnë vitet e arta kur ata luanin për "Të Kuqtë" dhe bënin historitë në kohët e lavdisë.

Katër legjenda dhe një emër që i bashkon. Në të tilla raste, ia vlen të thuhet: Një foto sa njëmijë fjalë.

FOTOLAJM/ I bashkon Partizani, katër legjenda të kuq rikthehen pas
Takimi i veçantë mes katër legjendave të Partizanit

 

Poll

Lexo gjithashtu