Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Elbasani shton "arsenalin" para sfidës në Conference League, nënkampionët afrojnë mesfushorin nga Italia

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Elbasani shton "arsenalin" para sfidës në
Elbasani

Ousmane Niang është zyrtarisht futbollisti më i ri i Elbasanit. Siç u raportua nga "Newsport.al" pak minuta më parë, verdheblutë kanë prezantuar mesfushorin e ardhur nga Serie B italiane. Niang ka firmosur një kontratë dy vjeçare që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2028. 

Kjo lëvizje e fundit e drejtuesve të nënkampionëve, vjen në një moment të rëndësishëm për Elbasanin, pasi pak ditë më vonë skuadra do të luajë përballë BATE Borisov, ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Conference League, më 7 korrik.

Kështu trajnerit Ivan Gvozdenovic i shtohet një tjetër futbollist me eksperiencën e duhur, pasi më herët ka qenë pjesë e klubit të Modenës, FC Pro Vercellit dhe së fundmi AS Gubbio. 

Poll

Lexo gjithashtu