Dinamo - Struga
Pas fitores 3-2 të pak ditëve më parë, Dinamo ka barazuar në miqësoren e dytë përballë Strugës. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Ohrit, përfundoi me shifrat 1-1.
Golin për ekipin e Ilir Dajës e shënoi Florenc Farrkuku në pjesën e parë. Ndërsa në fundin e takimit, Struga e Bledi Shkëmbit riktheu baraspeshën, duke gjetur rrugën rrjetës kur ekipi i Dinamos po shkonte drejt fitores.
Tashmë skuadra “blu” do të rikthehet në Tiranë. Siç njofton edhe vetë klubi i Dinamos, do të vazhdojnë përgatitjet deri në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të Conference League, ndaj Astanës.
View this post on Instagram
Poll
