Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Përforcim para Kupave të Evropës, Vllaznia i “rrëmben” sulmuesin Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Përforcim para Kupave të Evropës, Vllaznia i
Vllaznia

Rrok Toma është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Siç u raportua disa ditë më parë nga “Newsport.al”, sulmuesi 22-vjeçar ka kaluar nga Partizani te shkodranët në formë huazimi.

Ky huazim do të jetë i vlefshëm për Kupat e Evropës, por nuk përjashtohet një transferim i përhershëm më vonë, edhe pse ende nuk ka bisedime për një operacion të tillë. Ndërkohë që është vetë klubi i Vllaznisë që ka njoftuar transferimin e Tomës.

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me FK Partizani për huazimin e futbollistit Rrok Toma. Sulmuesi që është edhe pjesë e kombëtares U21 do të vishet tashmë kuqeblu duke premtuar të bëjë më të mirën me skuadrën tonë”, shkruan klubi shkodran.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

 

Poll

Lexo gjithashtu