Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nga Anglia në Superiore, Vora transferon mbrojtësin e talentuar që ka luajtur me Kombëtaren shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Anglia në Superiore, Vora transferon mbrojtësin e
Milan Kovaçi

Milan Kovaçi është futbollisti më i ri i Vorës. Mbrojtësi 19-vjeçar ka vendosur të largohet nga Peterbourough në Angli, për të nisur një aventurë të re në “Abissnet Superiore”.

I lindur në londër dhe i rritur tek akadaemia e Peterbourough, kjo është aventura e parë jashtë Anglisë për talentin. Ky i fundit ka luajtur edhe me Kombëtaren shqiptare U15, U16 dhe U17.

“Milan Kovaci i bashkohet klubit tonë. Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Milan Kovaci është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Me talentin dhe dëshirën për t'u zhvilluar, besojmë se Milani do të ketë një të ardhme premtuese me ekipin tonë”, shkruan klubi vorak ndër të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu