Julian Ahmataj do të jetë trajneri i ri i ekipit të Skënderbeut. Pas mbylljes së bashkëpunimit me Ernest Gjokën, i cili rikthehu korçarët në elitë, klubi “bardhekuq” ia ka besuar ekipin teknikut elbasanas.
Për vetë Ahmatajn, ky është një rikthim në Korçë, pasi e ka drejtuar Skënderbeun në të shkuarën, më saktë nga gushti i vitit 2020, deri në janar të 2021-shit. Ndërsa tani, do t’i drejtojë përsëri në elitë.
47-vjeçari vjen me një karrierë interesant e mbi shpinë. Gjatë karrierës si trajner, Ahmataj ka drejtuar ekipe si Teuta, Bylis, Besa, Korabi, Burreli, Kamza, Luftëtari, Tirana dhe Shqipëria U19.
“Skënderbeu këtë sezon do të drejtohet nga trajneri Julian Ahmataj, i cili rikthehet edhe njëherë tjetër në Korçë, për të rikthyer Skënderbeu në krye të renditjes dhe për të bërë krenar një qytet të tërë”, shkruan ndër të tjera klubi korçar.
