Ergys Peposhi nuk është më futbollisti i FC Ferizajt. Përmes një postimi të bërë publik në rrjetet sociale, sulmuesi ka konfirmuar mbylljen e këtij cikli me skuadrën e Superligës së Kosovës, duke iu drejtuar me falenderime stafit drejtues dhe tifozëve “Ujqit”.
Largimi i tij u raportua pak ditë më parë nga “Newsport.al”, ndërsa vetë 25-vjeçari pritet të marrë të gjithë kohën e nevojshme për të vendosur për hapin e tij të radhës, ku ofertat nga klubet e Superiores si dhe ato të kampionatit në Kosovë nuk mungojnë.
Rënia nga kategoria e ekipit nga Ferizaj rezultoi dhe kyç për këtë vendim të Peposhit, teksa në stolin e kësaj skuadre ishte dhe trajneri Nevil Dede, momentalisht “timonier” i kampionëve të Egnatias.
Në të kaluarën, sulmuesi ka veshur edhe fanellën e Elbasanit, Teutës si edhe atë të Kukësit.

