Teuta
Rustem Hoxha është futbollisti më i ri i Teutës. Qendërmbrojtësi 34-vjeçar vendosi që të largohej nga Dinamo, për t’u rikthyer edhe një herë tjetër në Durrës, aty nga ku ka dalë si lojtar.
Hera e fundit që Hoxha mbante veshur fanellën e “Djemve të Detit”, ishte viti 2021 dhe më pas u bashkua me Ballkanin. Nga 2023-shi deri në 2026-tën ishte pjesë e Dinamos, ndërsa tani rikthehet për të dhënë kontributin e tij.
Vlen të përmendet se 34-vjeçari ka luajtur edhe me Luftëtarit dhe Kukësin. Ndërsa njoftimin për transferimin e tij, e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak në rrjetet sociale.
Poll
