Edison Ndreca
Edison Ndreca është futbollisti më i ri i Egnatias. Mbrojtësi i krahut të majtë është larguar nga Kazakistani ku aktivizohej me Yelimay vetëm pas 6 muajsh, për t’u rikthyer në Rrogozhinë.
“Welcome back Rrushi! Në shtëpi, aty ku gjithçka vazhdon. Mirë se erdhe përsëri te Egnatia, Edison Ndreca”, ka shkruar klubi kampion i Superiores në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Ndreca ka fituar titujt kampion me Egnatian në sezonin e fundit, ndërsa rikthimi i tij “blindon” edhe krahun e majtë. Kështu, 31-vjeçari vihet nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede.
Poll
