Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Pancerat” me trajner të “ri”, tifozët e Gjermanisë në “festë”! Lëvizje befasuese nga 4 herë kampionët e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
“Pancerat” me trajner të “ri”, tifozët e
Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola

Sipas raportimeve të fundit nga “Sky Sport Germany”, e ardhmja e trajnerit Julian Nagelsmann është drejt fundit. Pritet që gjatë orëve të ardhshme të mbahet takim mes federatës gjermane dhe Nagelsmann, ku 38-vjeçari do i komunikohet vendimi i shkarkimit.

Po ashtu, theksohet më tej se kreu i DFB-së (Federata Gjermane e Futbollit), Bernd Neuendorf ka identifikuar edhe “timonierin” e ri te “Pancerat”. Fjala është për Jurgen Klopp.

Figura e ish-trajnerit të Liverpool, është mjaft popullore dhe e pëlqyer nga tifozët gjermanë. Në këtë “tablo”, fjala e fundit do i takojë Klopp, nëse e sheh momentin e duhur për të marrë “frerët” e 4 herë kampionëve të Botës.

Poll

Lexo gjithashtu