Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lajme të këqija për rivalët e Milanit! Trajneri i ri ndërhyn për “bastin” e Igli Tares, merret vendimi për mesfushorin

Shkruar nga NEWSPORT
Lajme të këqija për rivalët e Milanit! Trajneri i ri
Ardon Jashari, Samuele Ricci dhe Luka Modric

Ardon Jashari do të qëndrojë te Milani, së paku në fazën përgatitore që do të zhvillohet në drejtimin e trajnerit të ri, Ruben Amorim. Sipas gazetarit Gianlucia Di Marzio, mesfushori shqiptar do të mbetet në “San Siro”, pasi tekniku portugez e sheh në qendër të projektit të tij që do të zbatohet për sezonin e ardhshëm.

Pas takimit që u zhvillua mëngjesin e ditës së sotme, agjenti i futbollistit dhe drejtuesit e kuqezinjve ranë dakord që Jasharit t'i jepet një tjetër shans gjatë kësaj faze, përpara se të nisë kampionati në Serie A.

Të njëjtën gjë do të bëjë edhe vetë 23-vjeçari i cili ka kthyer mbrapsht interesimet e Romës dhe Atalantës për të provuar sërish veten nën urdhrat e trajnerit të ri. Kujtojmë Jashari është një transferim i kryer në kohën kur ishte drejtor sportiv, shqiptari Igli Tare, i cili e mori për 40 milionë euro nga Clube Brugge.

Poll

Lexo gjithashtu