Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia di të "korrë" suksese ndaj Egnatias, rrogozhinasit i hapin "luftë" për të mbrojtur statusin e kampionit

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia di të "korrë" suksese ndaj Egnatias, rrogozhinasit
Vllaznia - Egnatia

Vllaznia dhe Egnatia do të sfidojnë njëra-tjetrën mbrëmjen e sotme, në takimin që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00.

Rrogozhinasit vijnë në këtë duel si kryesues të grupit me 31 pikë, duke patur në favor avantazhin e golavarazhit, teksa në anën tjetër shkodranët nisen me bilancin pozitiv duke mos njohur humbje në “përplasjet” direkte me këtë kundërshtar.

Skuadra e Edi Martinit di si t’i marrë pikë rivalit, ndaj dhe në këtë takim do të kërkojë të hedhë “pas krahëve” momentin negativ pas humbjes me Dinamon për të tentuar maksimumin e kësaj përballjeje.

Pas nuk mbetet as Egnatia e trajnerit Nevil Dede, e cila pas fitores me poker golash ndaj Elbasanit do të kërkojë të ruajë këtë formë fantastike për t’i shkuar deri në fund këtij misioni për të mbrojtur “kurorën” e kampiones.

Poll

Lexo gjithashtu