Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Besojmë te fitorja", drejtori Vioresin Sinani më i vendosur se kurrë për tre pikët ndaj Egnatias: Fjalët e tepërta s'kanë vend, problemi i vetëm janë...

Shkruar nga NEWSPORT
"Besojmë te fitorja", drejtori Vioresin Sinani më i vendosur
Vioresin Sinani

Vllaznia do të përballet me Egnatian në kuadër të raundit të dytë për Final Four. Sfida e cila pritet të zhvillohet në stadiumin "Air Albania" do të nisë në orën 19:00.

Disa momente para ndeshjes, ka folur dhe drejtori sportiv i shkodranëve, Vioresin Sinani. 

“Sot do të jetë një përballje e fortë, djemtë janë të trajnuar. Do të bëjnë maksimumin për atë që kërkojmë.

Çfarë duhet shmangur sot? Skuadra është e motivuar maksimalisht, djemtë janë të motivuar maksimalisht dhe sot besojmë. Kemi lojtarë me eksperiencë që mund ta marrin për dore skuadrën. Janë momente vendimtare në kampionat. Fjalët e tepërta nuk kanë vend. Shpresoj shumë dhe besoj shumë që fiton Vllaznia sot.

Gjendja e lojtarëve, ka probleme? Problemi i vetëm dy mungesat ata që përmenda në fillim, Kastrati, Bismark dhe kartoni i kuq i Bajramit. Djemtë janë më të motivuar se kurrë për të bërë një ndeshje të mirë pavarësisht rezultatit", tha Sinani.

Poll

Lexo gjithashtu