Redon Mihana do të vazhdojë aventurën e tij në Premier League malteze me ekipin e Marsaxlokk. Këta të fundit e mbyllën sezonin në vendin e dytë, duke siguruar një vend në kualifikueset e kompeticionit evropian, UEFA Conference League.
Burime për “Newsport.al” raportojnë se edhe pse ofertat nga Superiora nuk mungojnë, 26-vjeçari do të vazhdojë aventurën e tij në Maltë. Ai dëshiron që të luajë ndeshjet evropiane me fanellën e Marsaxlokk, pasi s’ka patur shumë minuta për shkak të dëmtimeve.
Megjithatë, ekziston mundësia vetëm nëse klubit maltez i paguhet klauzola e ish-sulmuesit të Egnatias. Por, dëshira e këtij të fundit është që të qëndrojë në Premier League malteze, për të provuar më tepër veten.
Vlera e Mihanës në “Transfermarkt” është momentalisht 250 mijë euro. Ai ka një të shkuar në futbollin shqiptar, ku është aktivizuar me ekipe si Laçi, Apolonia, Dinamo, Egnatia, Kastrioti dhe Erzeni. Ndërsa në sezonin që lamë pas luajti vetëm 2 ndeshje, për shkak të problemeve në pubalgji.
