Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Eksperiencë dhe siguri në supersfidën e mbrëmjes, FSHF cakton arbitrat për ndeshjen Vllaznia - Egnatia (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Eksperiencë dhe siguri në supersfidën e mbrëmjes, FSHF
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Vllaznia – Egnatia do të hapë mbrëmjen e sotme raudin e dytë të Final Four. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 19:00.

Për këtë duel të rëndësishëm, FSHF ka caktuar dhe trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë përballje. Enea Jorgji është caktuar kryesor dhe do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Denis Rexha dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Erjon Bylykbashi.

Në sistemin VAR do të jetë në monitorim të sfidës Juxhin Xhaja, teksa aVAR-in do ta mbulojë Emanuela Rusta.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistenti i parë: Denis Rexha

Asistenti i dytë: Rejdi Avdo

Arbitër i katërt: Erjon Bylykbashi

VAR: Juxhin Xhaja

aVAR: Emanuela Rusta

Poll

Lexo gjithashtu