Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Taktika që “fundos” Vllazninë, Egnatia “me shënime” për ndeshjen që mund të sjellë titullin (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Taktika që “fundos” Vllazninë, Egnatia “me
Egnatia

Egnatia do të luajë të shtunën përballë Vllaznisë në raudin e dytë të Final Four, e përcaktuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00.

Fitorja 4-0 përballë Elbasanit ka rritur ndjeshëm mundësitë që rrogozhinasit të besojë tek fitimi i titullit dhe me ardhjen në stol të trajnerit Nevil Dede, kjo bindje është përforcuar akoma më shumë.

Së fundmi, një video e publikuar nga faqja e klubit rrogozhinas vërteton më së miri nivelin e përgatitjes dhe me sa kujdes po trajtohet ky duel me shkodranët, të cilët në anën tjetër duan reagimin e menjëhershëm pas disfatës 0-2 në ndeshjen e parë nga Dinamo.

Fillimisht në video shfaqet zëvendës-trajneri i Egnatias, Julian Brahja i cili jep udhëzime për lojtarët se si të gjejnë  “formulën” drejt tri pikëve të radhës dhe më pas, sekuencat tregojnë çaste të shkëputura nga stërvitja e lojtarëve dhe ndeshja e fundit e luajtur në tempullin kuqezi përballë verdhebluve të Ivan Gvozdenovic.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF EGNATIA (@egnatia.al)

 
 
Poll

Lexo gjithashtu