Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lorenc Jemini më shkarkoi nga Flamurtari!” Habit trajneri i Superiores, vjen përgjigja “epike” e ish-arbitrit: Më pëlqente kur i torturoja trajnerët

Shkruar nga NEWSPORT
“Lorenc Jemini më shkarkoi nga Flamurtari!” Habit trajneri i
Superiore, Flamurtari dhe Lorenc Jemini

Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka dhe ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, kanë treguar prapaskenën, kur të dy ishin aktiv në elitën e futbollit shqiptar.

Bëhet fjalë për periudhën kur Ernest Gjoka drejtonte Flamurtarin e Vlorës, ndërsa humbja kundër Kukësit në transfertë, bëri që Jemini të “ndikonte” te shkarkimi i 56-vjeçarit. 

Ernest Gjoka: “Episodi me Lorenc Jemini, kur ky i fundit ishte arbitër?! Sa të duash, madje në një rast më ka detyruar të iki nga puna, pra më kanë shkarkuar. Për një penallti të mos dhënë. Direkt shkarkimi.

Ishte një ndeshje që ose do më largonin ose jo. Lenci (Lorenc Jemini), meqë ishte një nga arbitrat më të mirë të kohës dhe meqë kishte edhe pushtetin e vetë, zyrën e arbitrimit, tha:

‘Nesti, pas kësaj ndeshje, do iki nga Flamurtari!’ Dhe kështu ndodhi. Lorenci vinte, bënte presion, por nuk arrinim te kartoni i kuq”.

Lorenc Jemini: “Ka të drejtë Ernest Gjoka, e kam pranuar. Faktikisht, e nisi Nesti (Ernest Gjoka). Ka qënë ndeshja Kukësi – Flamurtari. Ishte periudha e artë e Kukësit, por Gjoka ishte te ekipi vlonjat.

Në atë kohë, kishin dalë fjalë se Safeti (Gjici, ish-presidenti i Kukësit) do Jemini. Ernesti i ndikuar nga këto, i thotë kryetarit, Shpëtimit, që ‘po është nesër Jemini në Kukës, unë nuk e nxjerr ekipin në fushë?!’ Do t’i që unë u ndrrova. Kur doja një trajner ta torturoja, e mbaja aty në pankinë (qesh). Standard seriozë, burrëror!”   

Poll

Lexo gjithashtu