Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ 3 gola, sherr dhe karton i kuq! Egnatia “likujdon” Vllazninë dhe “djeg” Dinamon, rrogozhinasit “prekin” titullin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 3 gola, sherr dhe karton i kuq! Egnatia “likujdon”
Vllaznia - Egnatia

Ka rezultuar “dramë” e vërtetë ndeshja Vllaznia – Egnatia, e fituar 2 – 1 nga rrogozhinasit, ndeshje e vlefshme për Final Four. Pjesa e parë u mbyll me golin e Sotës në minutën e 39-të.

Goditja “vrastare” e mbrojtësit me kokë, shtangu ekipin shkodran. Fraksioni i dytë i lojës, mori “nota më të ndezura”.

Në minutën e 73-të, sulmuesi i Egnatias, Bakayoko, pasi mori topin e “falur” nga lojtarët e shkodranëve në zonën e rreptësisë, nuk e shfrytëzoi çuditërisht këtë rast me portën bosh.

Disa momente më vonë, Vllaznia barazoi me Qaton. Gjithsesi, kampionët nuk e humbën “logjikën” dhe kaluan sërish në epërsi, kësaj radhe me Adjessa.

Pikërisht, ky momet krijoi edhe sherr mes kampeve, aty ku nuk munguan 2 karton të kuq, i dyti i verdhë për Aleksin.

Te Vllaznia, u përjashtua Gurishta. Me këtë fitore, Egnatia i shkon shumë pranë titullit, duke sfumuar shanset e Vllaznisë, sikurse “djeg” Dinamon.       

Vllaznia 1 – 2 Egnatia (Qato 77'/Sota 39', Adjessa 88')

90+16' - Përfundon ndeshja, Egnatia merr fitore me "aromë" titulli.

90+2' - Karton i dytë i verdhë për kapitenin Aleksi, del nga fusha me të kuq. 

88' - Egnatia e papërmbajtshme, sërish në avantazh me Adjessa. Pas festimeve, plas sherri mes kampeve.

77' - "Zgjohet" Vllaznia, barazon me Qaton.

73' - E pabesueshme! Vllaznia i “fal” topin Egnatias brenda zonës, sulmuesi nuk shënon me portën bosh.

 

46' - Nis pjesa e dytë.

45+7' - Mbyllet pjesa e parë, po vendos goli i Sotës. Vetëm në këtë fraksion lojë janë marrë 5 karton të verdhë.

39' - Egnatia në epërsi, Sota bën sulmuesin, shënon gol "vrastar" me kokë.

30' - Egnatia pretendon për 11-metërsh, por artbitri ndëshkon për stimulim Grudën.

21' - "Përplasje" mes Balajt dhe Kryeziut, e "pëson" kapiteni i Vllaznisë.

1' - Shkelmohet topi i parë në stadiumin "Air Albania".

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Pohls; Gurishta, Gjini, Pusi, Çelikovic, Yago, Dros, Krymi, Kallaku, Balaj, Dodaj.

Trajner: Edi Martini.

EGNATIA: Tandilashvili; Aliyev, Poçi, Xhemajli, Sota, Jaime, Kryeziu, Aleksi, Fernando, Bakayoko, Gruda.

Trajner: Nevil Dede.

Superiore: Final Four

Stadiumi: “Air Albania”

Arbitër: Enea Jorgji

Poll

Lexo gjithashtu