Tirana po punon për të siguruar vazhdimësinë e Rafael Silva, teksa i ka paraqitur mesfushorit brazilian një ofertë rinovimi.
Palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje, por vendimi pritet të ndikojë ndjeshëm në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Mesfushori konsiderohet një nga lojtarët që mund të garantojë stabilitet dhe vazhdimësi në repartin e mesfushës.
Për këtë arsye, drejtuesit bardheblu e shohin si prioritet mbajtjen e tij në ekip. Rafael Silva iu bashkua Tiranës në janar të vitit 2025, pas transferimit nga kampionati portugez, më saktë nga ekipi i Leixoes.
Që prej mbërritjes së tij, 26-vjeçari është kthyer në një element të rëndësishëm në lojën e bardhebluve. Në këtë sezon të Superiores, Rafa Silva ia doli që të shënonte 4 gola dhe të asistonte në 1 tjetër.
