Në pragë të ballafaqimi Vllaznia – Egnatia, ndeshje e vlefshme për Final Four në Superiore, zv/trajneri i rrogozhinasve, Julian Brahja, foli shkurtimisht për mediat:
“Jemi shumë të kënaqur me ndeshjen kundër Elbasanit, ndoshta me një rezultat surprizië. Sot është ndeshja e radhës. Kemi bërë një vrojtim të mirë.
Çunat janë gati. Them se do ia arrijmë edhe sot. Tetova përballë Dedes, ndryshimi? Unë nuk mund të bëjë dallime. Kam qenë bashkëlojtar më të dy. Çdo trajner ka specifikat e veta.
Profesor Nevili është përpjekur të mos ndryshoi shumë. Qasja kundër Vllaznisë? Normalisht, ne do bëjmë ndeshjen tonë, kemi rrugëdaljet tona. Do të shohim edhe qasjen e kundërshtarit dhe më pas do vazhdimësinë në lojë”.
