Albion Marku ka qenë një mungesë e rëndësishme për Partizanin që prej dhjetorit 2025. Pikërisht në mes të atij muaj, mbrojtësi anësor pësoi një dëmtim serioz në duelin ndaj Egnatias.
Prej 19 dhjetorit 2025 është jashtë fushës së blertë, por duket se dita e shumëpritur e rikthimit po afron. Së fundmi, 25-vjeçari është shfaqur duke punuar shumë fort në palestër, me qëllim kryesor rikthimin në fushë për të ndihmuar të kuqtë sa më shpejt të jetë e mundur.
Është vetë Marku, ai i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke dhënë maksimumin e tij. Pritet të shihet si do t’i shkojë faza e rikuperimit, ndërsa trajneri Oltijon Kërnaja është në pritje për ta pasur të gatshëm si “armë” shtesë.
VIDEO e publikuar nga Albion Marku
