Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U shty për herë të dytë? Teuta REAGON në rrjetet sociale për sfidën me Dinamon dhe jep MESAZHIN e fortë

Shkruar nga NEWSPORT
U shty për herë të dytë? Teuta REAGON në rrjetet
Teuta - Dinamo

Ndeshja Teuta – Dinamo do të luhet më 5 shtator ashtu siç është parashikuar. Pavarësisht kërkesës së “Bluve” që kjo përballje të shtyhet sërish për shkak se Naser Aliji është i angazhuar me Kombëtaren.

Kështu ditën e premte në orën 17:00 ekipet do të zbresin në “Niko Dovana” dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores. Duel ky i vlefshëm për javën e parë të Superiores.

Është skuadra durrsaket që ka reaguar para pak minutash në rrjetete sociale, ku ka zbuluar edhe axhendën e sfidës. Gjithashtu “Djemtë e Detit” u bëjnë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumë në numër për të mbështetur ekipin në një ndeshje të rëndësishme dhe delikate, pasi të githë së bashku janë më të fortë.

“Durrësi gjithmonë ka folur me një zë të vetëm kur bëhet fjalë për Teutën.

E kemi jetuar së bashku gëzimin, kemi përballuar bashkë zhgënjimet, por mbi të gjitha kemi treguar se jemi një familje.

Rikthehemi të luajmë në shtëpi, rikthehemi në "Niko Dovana" me një sfidë të madhe ndaj Dinamo City-t dhe ne kemi nevojë për ju më shumë se kurrë.

Çdo zë në tribunë, çdo duartrokitje, çdo brohoritje është forca që shtyn skuadrën tonë përpara. ????

Eja në stadium – Për Teutën, Për Qytetin!”, shkruhet në postim.

U shty për herë të dytë? Teuta REAGON në rrjetet
 
Poll

Lexo gjithashtu