Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U rikthye në stërvitje me Partizanin pas përvojës me rivalët, sulmuesi 22-vjeçar kërkon të “ndezë motorët” në sytë e trajnerit Florin Bratu

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye në stërvitje me Partizanin pas përvojës me
Rrok Toma

Këtë të shtunë, prej orës 18:00, Partizani do të zbresë në fushë për ndeshjen e parë, në kuadrin e miqësores, ndaj Besës së Kavajës, sfidë kjo që do të luhet në stadiumin “Luz i Vogël”.

Nga ky “test”, trajneri Florin Bratu do të ketë mundësinë të vlerësojë gjendjen e futbollistëve të tij, përfshirë edhe elementët e rinj që i janë bashkuar skuadrës. Ndër to, është edhe Rrok Toma, i rikthyer tek “Demat” pas një përvoje të shkurtër te Vllaznia, në kuadër të kualifikueseve të Conference League, ku shkodranët u eliminuan.

Ashtu siç raportoi “Newsport.al” të premten, sulmuesi 22-vjeçar është në llogaritë e rumunit, së paku në këtë fazë të rëndësishme përgatitore, përpara se kryeqytetasit t’i drejtohen Pogradecit më 20 korrik për vazhdimësinë e planit, e më pas sezonit të ri në “Abissnet Superiore”.

Mbetet për t’u parë pikërisht sot në miqësore, nëse Bratu do ta inkuadrojë sulmuesin e Kombëtares shqiptare U-21 në debutimin e tij me të kuqtë dhe çfarë plani ka rezervuar 46-vjeçari për një talent të spikatur nga akademia e klubit.

Poll

Lexo gjithashtu