CSM Slatina - KF Teuta
Teuta është mposhtur nga CSM Slatina, në ndeshjet e katërt miqësore gjatë fazës përgatitore. Sfida e zhvilluar në Bullgari, përfundoi me fitoren minimale 1-0 të ekipit rumun.
Pavarësisht rasteve të krijuara nga “djemtë” e Edlir Tetovës, goli nuk erdhi. Kështu, skuadra e Ligës së Dytë së Rumanisë, ia doli që të triumfonte minimalisht, në një duel të luftuar.
Megjithatë, pavarësisht humbjes klubi i Teutës thekson në rrjetet sociale se prioritet mbetet konsolidimi i ideve të lojës. Pra, Edlir Tetova po krijon idetë e tij para nisjes së sezonit të ri të “Abissnet Superiore”.
View this post on Instagram
Poll
