Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

RRUGËTIMI EVROPIAN/ Kampionët e Shqipërisë për “notën 10”, bind me klas edhe Dinamo e Ilir Dajës! Zhgënjen KEQ Vllaznia, Elbasani i “mallkuar” në fund

Shkruar nga NEWSPORT
RRUGËTIMI EVROPIAN/ Kampionët e Shqipërisë për
Champions League - Superiore - Conference League

Ekipet e Superiores zhvilluan këtë javë ndeshjet e kthimit në Kupat e Europës, aty ku pati vërtetë rezultate befasuese.

Kampionët e Shqipërisë prodhuan një shfaqje të denjë futbolli në kualifikueset e Champions League, teksa pritën në Rrogozhinë rivalin moldav të Petrocub.

RRUGËTIMI EVROPIAN/ Kampionët e Shqipërisë për
Egnatia

Pas barazimit në Moldavi me shifrat 1-1, të besuarit e trajnerit Nevil Dede shënuan plot 6 në “Arena Egnatia”, ku gjithçka shkoi në perfeksion. Me rezultatin e përgjithshëm 7-2, rrogozhinasit prenë biletën për avancimin më tutje, teksa do të përballen me sllovenët e NK Celje, aty ku do tentohet një tjetër rezultat pozitiv, me qëllim sigurimin e grupeve në Conference League. 

3 SKUADRAT E TJERA NË CONFERENCE LEAGUE

DINAMO – Edhe pse shkonin në Kazakistan me një disavantazh të lehtë, “djemtë” e Ilir Dajës treguan “dhëmbët” përballë Astanës. Dinamovitët shënuan plot 4 herë, duke bërë që në territorin e tyre të merrnin me vete edhe turpin e një disfate, me “vulën” e strategut shqiptar që vijon të shfaqë versionin e ekspertit në arenën ndërkombëtare. Sfidën e radhës, kryeqytetasit do ta luajnë ndaj sllovenëve të Aluminij.

RRUGËTIMI EVROPIAN/ Kampionët e Shqipërisë për
Dinamo

VLLAZNIA – Shkodranët nuk mund ta mbyllin më keq rrugëtimin e saponisur në Evropë. Një humbje 5-0 nga Malisheva tregoi se të besuarit e trajnerit Edi Martini nuk bënë thuajse asgjë për të mbrojtur avantazhin e ndeshjes së parë në Shkodër, fituar 2-1. Përkundrazi, kuqeblutë “dremitën” përgjatë 90 minutave duke u larguar kokëulur nga kjo aventurë tejet e shkurtër.

RRUGËTIMI EVROPIAN/ Kampionët e Shqipërisë për
Vllaznia

ELBASANI – Gjithçka mirë, deri në momentin më vendimtar, atë të penalltive. Verdheblutë rezistuan ndaj BATE Borisov duke bërë që kundërshtari të vuajë për kualifikim. “Ruleta ruse” u tregua fatkeqe për “djemtë” e Ivan Gvozdenovic, ku fillimisht Karrica shpërdoi shansin e artë për të prerë biletën e avancimit më tutje, ndërsa Epitaux e “katranosi” duke çuar në peshë rivalët bjellorusë.

RRUGËTIMI EVROPIAN/ Kampionët e Shqipërisë për
Elbasani

Tashmë, me dy prej skuadrave të Superiores që kanë mbyllur edhe kapitullin e Evropës, vëmendja e tyre do të fokusohet totalisht tek përgatitjet e fundit për sezonin e ri në futbollin shqiptar. Sakaq, Egnatia e Nevil Dedes dhe Dinamo e Ilir Dajës vazhdojnë të ëndërrojnë dhe të prekin historinë ku ambicia e madhe për të prekur grupet "jeton" ende tek të dyja kampet. 

 

Poll

Lexo gjithashtu