Partizani
Rrok Toma do të rikthehet ditën e sotme te Partizani. Burime për “Newsport.al” raportojnë se sulmuesi 22-vjeçar mbyll aventurën me Vllazninë, ku ishte i huazuar për Kupat e Evropës.
Rrok Toma te Vllaznia
Me eliminim që në fazën e parë të shkodranëve nga Conference League, kështu sulmuesi i Kombëtares shqiptare U21 do të rikthehet në “fole”. Pikërisht sot, Toma bashkohet me ekipin e kuq.
Pritet të shihet e ardhmja e Rrok Tomës dhe nëse trajneri i ri i “Demave”, Florin Bratu ka plane për të. Kujtojmë se sulmuesi në fjalë, ftohet rregullisht nga trajneri Alban Bushi në Kombëtaren shqiptare U21.
Poll
